April 5, 2009

Këndet sferike

Për ti avancuar edhe më tepër faqet e sotme është punuar shumë për krijimin e mundësive shtesë dhe është krijuar CSS3. CSS3 është ende i pa-përfunduar dhe sapo kanë filluar të zbatohen idetë e dhëna nga dizajnerët e mbarë botës, CSS3 pasiqë është model i ri i dizejnimit dhe është i papërfunduar nuk punon në shumë shfletues, nuk funksionon në disa shfletues të vjetër siç është Internet Explorer 6.

Sa për provë së pari krijoni një dokument, emërojeni style.css, hapeni dokumentin tuaj  dhe shtoni këtë tekst, ruajeni dhe pastaj mbylleni:

/* Kendet sferike */
#kendi {
background-color: #FF0000;
border: 1px solid #FF0000;
-moz-border-radius: 20px;
-webkit-border-radius: 20px;
}

Hapni skedarin ku dëshironi të shfaqet objekti me kënde sferike p.sh. index.html me ndonjë editor si Notepad.

Brenda etiketave <body></body> vendosni këtë kod, ruajeni dhe pastaj mbylleni:

<body>
<div id="kendi"> </div>
</body>

Shpjegim:

  • “background-color” është ngjyra e sfondit të objektit, për ngjyra të tjera kërkoni për HTML Colors
  • “border” është kufizimi i elementit me ndonjë ngjyrë dhe tregon trashësinë e kufizimit p.sh. 1px(Një piksel), solid(kufizim i plotëi objektit).
  • “-moz-border-radius” tregon rrezen e objektit për shfletuesin Mozilla Firefox, në këtë rast është 20px nëse bëhet 30px rrezja do të zgjerohet dhe këndet do të bëhen më sferike.
  • “-webkit-border-radius” tregon rrezen e objektit për shfletuesit Safari, Google Chrome, në këtë rast është 20px nëse bëhet 30px rrezja do të zgjerohet dhe këndet do të bëhen më sferike.
  • Hapni shfletuesin tuaj dhe shikoni se si është krijuar një objekt me kënde të rrumbullakëta.

    Shtoje te:
    • Postoje tek Kapsit
    • Postoje tek Votoje
    • Postoje tek Ngjarjet
    • Postoje tek Lexoje
    • Postoje tek LajmeWeb
    • Digg
    • Dergoja nje miku me E-mail!
    • Facebook

    Artikuj të ngjashëm që mund të ju interesojnë:

    Shkruaj email adresën tënde:

    Autori:Art Ramadani

    Unë jam Art Ramadani, ueb dizajner dhe uebmaster i këtij blogu. Puna si uebmaster është vërtetë diçka e lodhshme por edhe tërheqëse, ditën e kaloj duke mbikqyrur faqet dhe duke punuar në studion time Flutura, kam lexuar shumë rreth CSS, XHTML, SEO dhe marketingut, dhe ato që i kam mësuar për disa vite me rradhë dëshiroj t'i ndaj me ju në artikujt që shkruaj në blog.

    5 përgjigje

    1. Mendim says:

      Nuk punon njeri, + Keni harru me thon qe ne Index duhet te insatluar fajlli css! duke vepruar “CSS Style > Atach Style Sheet.

    2. Art Ramadani says:

      Lexoje edhe njëherë mirë nga fillimi, pastaj do të funksionoj më mirë.

    3. Naruto says:

      Jo njeri s’Punon, kshyrne ku keni gabu, se shum pom pelqen qikjo tuto paasi koka me mundsin “-webkit-border-radius: 20px; “, Pls rishikoje.

    4. Art Ramadani says:

      Punon, po pas


      duhet te vendosesh tekst ose ndonjë foto.

    5. Naruto says:

      op po bon njeri, se i pasna dallashit diqka Dreamweaver, e deinstalova e po bon, thnx…

    Përgjigju

    Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Më të lexuarat

    Reklama

      MedicLAB ABCshqip

    Përgjigjet

      • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
      • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
      • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
      • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
      • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

    Lidhjet

    Vegla

    Kontrollo PageRank:

    Top faqet shqiptare - Tetor

    • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
    • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
    • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
    • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
    • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

    Sondazh