Marketingu Shqiptar në TV

Tanimë idetë dhe realizimi i reklamave në nuk na lë shumë hapa larg të huajve.
Për të bërë një marketing sa më të mirë për firmën tuaj , normal se nevojitet investim , por një investim që ja vlen .
Kur shohim në TV apo internet reklamat e bëra nga firmat e huaja apo që veprojnë jashtë , të kënaqin syrin , por me vete gjithmonë ke thënë kur do vija koha që edhe Shqiptarët apo firmat që veprojnë në viset Shqiptare të bëjnë diqka ksi lloji ?
Tani ajo kohë ka ardhur dhe veq se po lulëzon, marketingu në trojet shqiptare ka marrë një rrjedhë shumë të mirë. Kohëve të fundit janë realizuar shumë reklama që pasqyrojnë punën që kryen ai biznis , por e pasqyron në mënyrë unike të ideuar nga dikush dhe të realizuar nga dikush .
A thua kush janë këtë ideator , këta realizues dhe këta reklamues që po bëjnë një revulucion të vogël në fushën e marketingut shqiptar ?
Ishte momenti i duhur për të thyer tabut , për të bërë diqka ndryshe nga e kaluara , për të realizuar diqka që do të ngris famën kompanive vepruese tek ne dhe do të përmirsojë atë imazh të marketingut në televizionet tona.
Në këto 2 vitet e fundit reklamat më të bukura që keni parë në TV-t shqiptare po frymojnë shqip , me shprehje shqip , me motot dhe sloganet e tyre kompanitë kanë arritur të ngrisin shumë e më shumë për çdo ditë numrin e klientëve të tyre.
Më poshtë do të paraqes disa nga kompanitë dhe reklamat e tyre , për të cilat mendoj se janë janë plumbi që coptoi montonin e dikurshme :
Ipko -- rrethi yt (049)

Kur bëri boom në fillimin e vitit 2008 si operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë , Ipko ishte konkurentja e Valës dhe për të fituar klientë ai bëri shumë kampanja komerciale , oferta mbreslënëse dhe disa reklama shumë të mira. Ndonëse jo aq shumë ngase Vala prapë është operatori i parë në Kosovë , por kryesorja është se ishte Ipko ajo që theu murin e qmimeve të larta të Valës të cilat nga koha e pasluftës silleshin gati 1 euro për min.
Ipko -- Allo
Ipko -- Lidhja më e mirë
Ipko -- 1 minutë… 10 cent
(përndryshe është një nga reklamat më interesante dhe tërheqëse për ta parë)
Këto ishin vetëm 3 të përzgjedhura nga unë ,nga kjo kompani ka një numër të madh reklamash.
Ajo që e karakterizon nga të tjerët është tamam ideja dhe realizimi unik të përgatitura nga studiot multimediale Kosovare , të luajtura nga personazhe shqiptar
(ngase në një mëyrë marketingu është shfaqje).
Ipko sa kam informata është shoqëri aksionare slloveno-kosovare !
Eagle Mobile -- Fluturo si shqiponjë (067)

Operatori i 3të në të bukurën Shqipëri , na paraqet imazhin e kompanisë me disa reklama jashtëzakonisht të bukura dhe me një emër dhe një motë shumë të veqantë për Shqiptarët.
Eagle Mobile -- Samsung
(i adhuroj këto shprehje fytyrash , me të vërtetë një paraqitje e mrekullueshme)
Eagle Mobile -- 1 vit eagle
Lexova në internet kjo kompani në përvjetorin e saj të parë pati suksese të mëdha me një klientelë prej 380.000 abonentëve.
Mos të harrojmë se 76% të aksioneve i takojnë 2 kompanive nga Turqia ndërsa 24% i posedon qeveria Shqiptare.
Ndonëse është në pronësinë e kompnive turke , emrin dhe motoja e saj tregojnë se Eagle Mobile ka rrënjët nga kjo tokë.
Vala Mobile -- Rri i kyqur (044)

Telefonia e parë mobile në Kosovë e krijuar pas luftës nga UNMIK , para se të quhej Vala ka pas një ndryshim në emër dmth ajo më parë është quajtur VALA 900.
Çmimet në fillim kanë qënë tmerrësisht të larta , por me kalimin e viteve , ankesave nga populli e sidomos konkurencës nga Ipko çmimet janë ulur shumfish.
Si operatorët që i tregova më lart dhe Vala ka bërë 1 reklamë që më kanë pëlqyer :
Vala Mobile -- Rri i kyqur
Ptk Corporate -- Commercial
(po e përfshij këtë reklamën e PTK-s tek Vala , ngase tek e fundit Vala është e fuqizuar nga PTK)
Ajo që më pëlqen tek Vala është shprehja “Vala është e Kosovës”.
Vodafone -- Është momenti yt (069)

Vodafone , gjithashtu operator i telefonisë mobile në Shqipëri është një kompani me famë në tërë botën , njëherish duke qenë një ndër operatorët më të mëdhenjë në botë me disa qindra miliona klientë.
Si të tjerët ashtu edhe vodafone ka disa reklama të bukura , ndër to janë :
Vodafone -- Ndryshoni jetën tuaj
Vodafone -- Commercial
Një ndër gjërat më të bukura të reklamave të Vodafonit është muzika e tyre :
Kënduar nga Kakkmaddafakka dhe titullohet Ooo Ooo Ooo
Mund ta dëgjoni duke klikuar këtu !
—--
Ndoshta është një veprim i keq të shfaq vetëm marketingun që kanë bërë operatorët telefonikë Shqiptar , por për mua ato janë reklamat që për mua e zbukurojnë bllokun e marketingut të televizioneve shqiptare.
Kështu që po vazhdoj edhe me ca reklama nga kompani me shërbime tjera.
Stonecastle -- Verë Rahoveci
Një vend në Kosovë seq njihet për kultivimin e rrushit , ka një traditë të vjetër edhe të prodhimit të verës. Ky vend quhet Rahovec , dhe një kompani që zhvillon veprimtarinë e saj aty quhet Stonecastle e cila kohëve të fundit ka arritur të fitojë jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë të huaj si një prodhim cilësor Kosovar.
(mos ma zini për të madhe unë po shfaq vetëm reklamën
ngase alkoolin e urrej)
Një reklamë si kjo mëposhtë të kënaq syrin , vëreni dhe analizoni të mirat e saj , duke filluar nga kostumet shqiptare dhe gjërat përcjellëse në reklamë që tregojnë vlera kulturore shqiptare .
Stonecastle -- Wine commercial
Raiffeisen Bak -- Jeto më mirë

Edhe pse me shumë klientë , Raffesien gjithmonë është përballur me kundërshtarin e saj direkt Pro Credit Bank-ën.
Njëra nga bankat më të mira në Kosovë dhe Shqipëri ka realizuar disa prezentime komerciale të mrekullueshme siq janë :
Raffeisen Bak -- TV commercial
Pro credit bank -- Për të gjithë

Dhe për fund një reklamë nga Banka shumë herë fituese e çmimit “Banka më e mirë në Kosovë” , Pro Credit Bank.
Pro Credit Bank -- Partneri juaj për biznes
Nëse doni të keni sukses në biznisin tuaj atëherë , investoni në të ardhmen tuaj ashtu siq kanë bërë këto kompanitë e lartpërmendura të cilat me një kapital të dedikuar për marketing kanë rritur numrin e klientëve duke shtuar fitimet e tyre dhe duke fituar famë që iu jep atyre dita ditës më shumë klientë të rinj.











faleminderit për këtë artikull
me të vërtet në kohën e fundit ne televizionet shqipëtare shohim reklama të ndryshme të cilat ta kënaqin syrin…
Artikull teper profesional dhe interesant!
Suksese!
Alban dhe Armand , gezohem shume qe ju ka pelqyer artikulli.
Shpresoj qe te shkruaj artikuj te tjere dhe cilesore.
Komplimentet e mija Gëzim ..(Y)
bravo te gjith ate mira sidomos kjo e reja e ipkos shum e mir.
Gzimos je njesh fare…
Vertet nji artikull unik dhe interesant,presim edhe me tutje artikuj te ketille nga ju,Ju deshiroj pune te mbarë
Pershendetje !
#Albina
#The end
#shqiperim
#Mendim
Ju falemnderoj te gjithve per komentet ,
do shfyrtzoj kohen e lire per ndonje artikull si ky …
gezohem shume qe ju ka pelqyer..
gzim shum artikull profesional , komplimente edhe shum shum sukses