Fito duke shkruajtur në ArtiYt

ArtiYt ka hapur një ofertë për të gjithë lexuesit e këtij blogu, oferta do të jetë si një lloj gare ku fituesit do të shpërblehen, mënyrat e shpërblimeve janë të detajuara më poshtë.
Oferta nuk është ndoshta shumë e mirë, por meqë sot nëpër forume shoh se sa është kërkesa e madhe për një domen vendosëm që t’i mundësojmë lexuesëve tanë të përfitojnë edhe ata por edhe ne duke pasuruar faqen tonë me informacione të reja.
Pjesëmarrja
- Artikulli të jetë në gjuhën shqipe, të jetë në gjuhën standarde dhe të jeni sa më të kuptueshëm.
- Të përkasë me kategoritë e ArtiYt (tema për të cilën ju do të shkruani të mos jetë jashtë tematikës së blogut tonë)
- Artikulli që do të shkruani të mos jetë i huazuar, nëse ne verifikojmë se artikulli juaj është i huazuar do të përjashtoheni nga gara.
- I njejti person ka të drejtë të shkruajë vetëm një artikull, andaj mendohuni mirë para se të shkruani.
Artikujt ju mund t’i përpunoni dhe ti dërgoni përmes formës së kontaktit këtu, duke na treguar të dhënat tuaja personale, gjithashtu ngarkoni fotografitë në ndonjë faqe (p.sh. im.gg) dhe na dërgoni linkun e fotografisë, ndërsa ne do ju kthejmë përgjigje dhe do ju tregojmë nëse jeni pranuar në garë ose jo, dhe nëse nuk jeni pranuar për çka dhe si, ata që do të pranohen në garë s’do të marrin fare letër nga ne sepse artikujt e tyre do të publikohen në ArtiYt.
Një shembull se si duhet ta dërgoni një artikull:
Emri: Emër Mbiemri
Email: emailiim@yahoo.com
Qyteti: Qytetiim
Artikulli: Artikulli ketu.
Oferta do të zgjasë deri më datën 25 Qeshor.
Çmimet
Të gjithë artikujt që do të pranohen në garë do të shtohen si artikuj të lirë për tu lexuar nga të gjithë dhe do të ruhet e drejta e autorit, përzgjedhjen e fituesëve do ta bëj stafi ynë dhe do të përzgjedhim 3 vendet e para, çmimet do të ndahen kështu:
- Vendi i parë – një domen të llojit .com,.net.org
- Vendi i dytë – një domen të llojit .info
- Vendi i tretë – një domen të llojit .info
Përzgjedhja do të jetë e drejtpërdrejtë nga stafi, për disa arsye nuk kemi vendosur që publiku të zgjedh fituesin, sepse ashtu mund të bëhen keqpërdorime nga dikush.
Çmimet e para do të tregohen me datën 28 Qershor dhe fituesit do të jenë në kontakt me stafin më pas për t’iu ndarë çmimi secilit.
Ju uroj sukses të gjithë pjesëmarrësve,
sinqerisht Stafi i ArtiYt.











Faleminderit per kete oferte, tani do e dergoj nje artikull.
Oferte e bukur, por a mund te publikoj artikuj por te mos konkuroj ne kete gare ?
Po natyrisht që mundesh, edhe ashtu gara ka edhe një ditë dhe asnjë person nuk ka konkuruar, nëse bëhen së paku 5 mund të zhvillohej kjo garë dhe besoj se nuk do të ketë më kohë për këtë ofertë.