Krijoni karakterin tuaj – Mangatar

Shpesh herë ju rastis të përdorni shërbime online , në të cilat është e mundur të shfaqni avatarin (figurën tuaj simbolizuese). Keni një të tillë që e keni përdorur shumë , doni të bëni një tjetër ? Por i cili do të ketë një të veçantë , do të ju paraqet karakterin e juaj të vizatuar.
Jeni anëtar i rregullt i një forumi , apo një lexues i një blogu që përdor gravatar ?
Atëherë kjo është zgjidhja juaj e duhur të krijoni Avatarin tuaj ,i cili paraqet portretin e juaj të animuar.
Kjo ju ndihmon shumë juve , ngase ju në një mënyrë keni dëshirë të jeni i njohur nga të tjerët , por nuk keni imazhin e duhur që ju paraqet juve ose thjesht nuk doni te vendosni një foto reale tuajën.
Mënyra më e mira është të përdorni avatar me fytyrën tuaj të vizatuar të gjeneruar online një mangatar të krijuar egzakt sipas kërkesave tuaj.
Duke filluar nga sytë e përfundon tek grimi(për vajzat) , ju mund të rregulloni vetën tuaj në mënyrën më të përafërt me fytyrën tuaj të vërtetë.
- Fytyra
- Sytë
- Hunda
- Goja
- Veshët
- Flokët
- Rrobat
- Gjëra
- Prapavija
- Grimi
Për të ruajtur karakterin që ju krijoni keni 2 mundësi :
- Pasi të kryeni ndryshimet që doni shkoni FINISH/Ok , plotësoni të dhënat tuaja dhe imazhi do të ju dërgohet me eMail.
- Nëse vendosni ta ruani Mangatarin tuaj , thjesht përdorni butonin PrintScreen .
Unë jua rekomandoj të 2tën ngase është më e thjeshtë , kualiteti i imazhit është më i mirë dhe jeni më të sigurtë për të mos marrë ndonjë letër lajmëruese herave tjera nga kjo web faqe.
Pastaj ju vjen edhe mundësia e printimit të mangatarit tuaj në një format më të madh :
Print Size: 15×15cm
Formati: Digital
Për printim në këtë madhësi duhet të paguani shumën prej 1.50 euro , pagesën mund ta bëni në mënyrat e zakonshme (paypal , mastercard , visa)
Klikoni këtu që të filloni krijimin e Mangatarit tuaj !












