June 12, 2009

Vera 2009 – Spotet turistike

vera-2009Ah ky moti ? Dita ditës seç po ndryshon , por këto temperaturat e larta vështirë se do largohen.
Të krijojnë dëshirën të lësh punën apo shkollën e me vrap të hidhesh në det, të harrosh gjithçka në ato bukuri natyrore.
Po ku të shkosh vallë? Në Miami ? Në Majorka ? Apo në ndonjë plazh tërheqës të Turqisë që e shef çdo ditë në TV ?
Nuk ke nevojë të mendosh aq larg , pushime të bukura mund të kalosh në tokën shqiptare në qytetet e lashta të Europës.
Ahhh kjo kriza globale…!! Nuk ke nevojë të mërzitesh për të , se këta analistët ekonomikë po thonë se turizmi është nga të paktat fusha që nuk i ka prekur kjo e famshmja krizë.
Kështu që mos qaj hallin se nuk do harxhosh më shume se viteve të kaluara ,pra mund të kalosh 7-10 ditë të mrekullueshme me çmimet e vjetra (ndoshta me pak ndryshime).

Të kaloj në temë se e zgjata fare….

Që ti apo të tjerët të zgjidhni vendin se ku do kaloni pushimet, keni parë reklama të shkurta televizive të agjensioneve turistike nga të cilat nuk keni arritur edhe aq të informoheni për bukuritë e tyre.
Për këtë shumë lehtë mund të shfrytëzosh spotet turistike të cilat i gjeni Online, ku shumë lehtë mund të analizoni pikat ku ju do kaloni pushimet e nxehta të verës.
Një vend që të fitojë sa më shumë turistë, duhet të bëjë shumë më shumë spote turistike për qendrat kryesore të turizmit në vend, dhe këto spote duhet të jenë më të mirat të mundshme.

Në këtë artikull do të prezantoj spote turizmi për mëmën Shqipëri dhe Malin e zi , dikur pjesë e tokave Shqiptare , edhe pse numri i spoteve është shumë i vogël .

Shqipëria -- Lëndina e shqipeve

Si në jug ashtu edhe në veri , si në lindje ashtu edhe në perëndim bukuria e Shqipërisë nuk njeh kufi. Jo vetëm se jam shqiptar , por një shtet që ka bukuritë e saj në të 4 stinët e vitit rrallë herë gjendet.
Ka shumë shtete që verës kanë mundësi për turizëm, kanë edhe aso që vetëm dimrit kanë këto mundësi. Por Shqipëria është tjetër, ku ka më mirë se tërë verën të kesh 2 dete të mbushura me turistë? Por ku ka edhe më mirë që dimrit të shfrytëzohen alpet e mahnitshme për alpinizëm, skijim dhe turizëm dimëror ?
Këto e shumë të tjera i mundëson tani, me kalimin e viteve me investime Shqipëria do shndërrohet në qendër turistike evropiane, për të cilën gjë do kenë lakmi të gjithë.

Spoti i Shqipërisë për turizëm -- 2009

Këtë vit MTKRS (Ministria e turizmit, kulturës, rinisë dhe sportit) ka bërë vetëm një klip i cili do të shfaqet në kanalin Euronews, ndërsa vitin e kaluar ishin tri klipe shumë të bukura të cilat u shfaqën në CNN. Në këtë spot siç e shihni është filmuar më shumë deti, më mirë do të ishte të bëheshin më shumë spote secila për një temë të caktuar p.sh. një spot vetëm për monumentet kulturore, një për turizmin alpin dhe një për atë detar, do të ishte më mirë sepse në një klip me 35 sekonda nuk e di se çka do të filmosh më përpara nga bukuritë e shumta të shqipërisë.

3 Spotet e Shqipërisë për turizëm -- 2008

Siç thash edhe më herët një vit më parë ishin tri spote shumë të bukura, ku Shqipëria prezantohet në mënyrën më të mirë, po ju lë që edhe vetë t’i shijoni këto pamje të mahnitshme:

1.Spoti i parë


2.Spoti i dytë

3.Spoti i tretë

Discover Albania

Ky videospot përmbledh shumë gjëra për të prezantuar Shqipërinë në një mënyrë dinjitoze, përveç turizmit këtu kujtohet edhe e kaluara e Shqipërisë dhe e ardhmja dhe potencialet e saj për një zhvillim të madh ekonomik në të ardhmen.

GeoALB dhe Discovery Albania -- video nga qielli

Këto dy dokumentare janë realizuar nga Alket Islami, një aeronautik shqiptar i cili ka vizituar shumë vende tërheqëse në Shqipëri dhe i ka inçizuar me kamerën e tij, videot janë shumë shumë të bukura, këtu janë vetëm disa nga shumë spotet e realizuara nga ai vizitoni faqen zyrtare të Alket Islamit për të shikuar më shumë video të bukura, shikoni dhe kënaquni me bukuritë shqiptare,

Shëngjini

Karavasta

Durrësi

Valbona

Bashtova

Kakome

Disa nga Bukuritë e Shqipërisë në Fotografi

(autor i fotografive është Bardhok Ndoji -- Shqipëri)

Kalatë

E keqja e këtyre spoteve është paraqitje e vogël ose thuajse fare e bukurive të ndërtuar nga shkëmbi në shkëmb, ato janë kalatë e patundura shqiptare që edhe sot i bëjnë ballë natyrës dhe njerëzimit.

Sikur të dukeshin kalatë e gurta të cilat janë në numër të madh duke krahasuar madhësinë e Shqipërisë si shtet, do të ngjallnin kurreshtjen e shumë adhuruesve të arkeologjisë të vinin të shihnin këto bukuri të rralla në botë, në disa prej të cilave ende jetojnë familje Shqiptare.

Berat -- Kalaja e Beratit

Elbasan -- Kalaja e Elbasanit

Shkodër -- Kalaja e Shkodrës

Krujë  -  Kalaja e Krujës

Petrelë -- Kalaja e Petrelës


Mali i zi -- The Wild Beauty

Por a mund të harrohet pa u përmendur edhe një tokë e bukur, që dikur ishte pjesë e pandashme e Shqipërisë?
Bukuria e egër e  malësisë dhe sanxhakut, tash me një emër tjetër Mali i zi , ende ka të njëjtat bukuri.
Njëra ndër pjesët me bukuritë më të rralla në Evropë , tani ka mundësitë më të mira se kurrë që të zhvillojë turizmin dhe të fitojë një numër të konsiderueshëm turistësh të rinj për çdo sezon turistik.
Si Shqipëria ashtu edhe Mali i zi është bukuri e pazbuluar i cili në vete ka potencial të lartë zhvillimi ekonomik, e sidomos këtë mund ta bëjë në fushën e turizmit ku ndihmësit më të mëdhenj për të janë Adriatiku i bukur me plazhet tërheqëse dhe malet me lartësi të konsiderueshme , shumë të përshtatshme për alpinizëm.

Një video me pamje mbreslënëse të Malit të zi që është realizuar në vitin 2009 :

Ulqini

Qyteti më i bukur në këtë vend e vërteton këtë me çuditë e tij .
Njëri nga qytetet më të vjetra në Adriatik ende ka të ruajtur trashigiminë nëpër shekuj , dhe gjëja që e bën edhe më të bukur atë është se popullsia është shumicë Shqiptare.
Tash e sa vjet , Ulqini është bërë shumë i vizitueshëm nga turistët Shqiptarë, ai preferohet shumë edhe pse ka çmime më të larta se bregdetet e tjera Shqiptare.

Kjo ishte vetëm një përmbledhje, ngase bukuria e tokës së shqiptarëve nuk njeh fund. Në çdo pëllëmbë të saj ka të paktën një të veçantë që e dallon shumë nga tjerat vende. Shpresojmë se për verën 2009 do të zgjidhni një nga mundësitë e shumta dhe do të kaloni pushimet në një vend ku frymohet shqip.

Autorët: Gëzim Osmani dhe Art Ramadani
Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Digg
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Facebook

Most Commented Posts

Shkruaj email adresën tënde:

Autori:Gëzim Osmani

Unë jam Gëzim Osmani, një i ri i dhënë pas webit dhe dizajnit. Një pjesë të madhe të kohës e kaloj duke lexuar guida dhe mësime të ndryshme që të zgjeroj dijen dhe provojën time në këto fusha. Si administrues në këtë blog, mundohem të shkruaj artikuj duke i ndarë njohuritë e mija me ju. Përpos dizajnit dhe webit në kohën e lirë interesohem të lexoj rreth shkencës dhe gjithashtu pasion kam fotografinë.

2 përgjigje

  1. Naim Murseli says:

    WOW! Ju lumtë shum!

  2. Art Ramadani says:

    Faleminderit Naim :)

Përgjigju

Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të lexuarat

Reklama

    MedicLAB ABCshqip

Përgjigjet

    • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
    • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
    • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
    • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
    • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

Lidhjet

Vegla

Kontrollo PageRank:

Top faqet shqiptare - Tetor

  • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
  • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
  • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
  • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
  • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

Sondazh