June 9, 2009

Top 10 – CMS Foto galeritë

top10cms-photogalleries

Një koleksion prej 10 CMS foto galerive do të mund ta shikoni të detajuar në këtë artikull, keni mundësinë të shikoni ndonjë demonstrim dhe t’i shkarkoni ndonjërën nga këto galeri që ju mendoni se bëjnë për faqen tuaj.

1.SimpleViewer – Flash gallery

Edhe nga vetë emri mirret vesh , është një foto galeri e bazuar në Flash të cilën ua rekomandoj dizajnerëve për portofoliot e tyre dhe fotografëve për koleksionin më të mirë të fotove që ata kanë kapur.

1-simpleviewer

2.Tilt Viewer – Flash gallery

TiltViwer gjithashtu është një flash foto galeri , por që dallon nga ajo më lart dhe gjë që e bën atë më tërheqëse është pamja e saj 3 dimensionale. E rekomandoj për fotografët , sidomos ata që prej kohësh përdorin Flickr. 2-tiltviewer downloaddemo

3.Postcard Viewer – Flash gallery

Koleksionistët e postkartave , për ti vrojtuar më mirë i varin ato diku , p.sh në mur . Këtë mundësi e ofron edhe Postcard Viewer i cili është krijuar që në një mënyrë ti afrohet reales dhe me anë të metodës efikase dhe interesante Zoom In / Zoom Out  ju mundëson juve të shihni më lehtë imazhet tuaja. 3-postcardviewer downloaddemo

4.Auto Viewer – Flash gallery

Si për 3 galeritë e lartpërmendura edhe kjo është flash , duhet thënë një bravo të madhe krijuesit të tyre , pronarit të AIRTIGHT Interactive.

Kjo galeri paraqet imazhet në formë linare , dhe ju mund ti shikoni ato duke shtypur butonin play , atëherë në galeri do të aktivizohet SlideShow (imazhet ndërrohen pas një intervali të caktuar kohor).

Ose mënyra tjetër të përdorni shigjetat Para/Prapa.

4-autoviewer

downloaddemo

5.jQuery lightBox plugin

jQuery lightBox është një mundësi e shndërrimit të thjeshtë të hapjes së imazheve në sajtin tuaj , në një mënyrë tjetër të thjeshtë , por elegante dhe shumë e bukur për syrin e vizitorit.

LightBox është një plugin (shtesë) për jQuery.

5-jquery-lightbox-plugin

downloaddemo

6.Simple Picture Gallery Manager

SPGM është një foto galeri e bazuar në PHP që ju mundëson shfaqjen e fotografive në web ,  renditjen e tyre në kategori .

Nuk është shumë e avancuar , edhe emri tregon se është një menxhues i thjeshtë i foto galerisë.

6-simple-photogallery-manager

downloaddemo

7.Imagin – Flash Gallery

Imagin është foto galeri e bazuar në flash , e cila organizon fotografitë tuaja në kategori edhe nën-kategori, dhe ju mundëson të krijoni slideshows me to.
7-imagin

downloaddemo

8.Zen Photo Gallery

Zen Photo është një ndër zgjidhjet më të mira të paraqitjes së imazheve online.

Ka një strukturë të thjeshtë , por me mundësi të shumta , është funksional për çdo gjë që keni nevojë.
8-zen-photo

downloaddemo

9.Polaroid Gallery

Polaroid-i është foto galeri në flash , e krijuar në vitin 2006 nga Christopher Einarsrud.

Në fillim ai e kishe krijuar për veten e tij , si një Portofolio online , por kishte ardhur në përfundimin se duhet ta lëshojë atë Online falas për shkarkim nga të tjerët.

Që e dallon nga të tjerat galeri  , është dizajni i saj unik me tipare realiste , ju mundëson juve ti lëzini imazhet njërin mbi tjetrin ti zmadhoni ato për shikim më të mirë etj.

9-polaroid-gallery

downloaddemo

10.df Gallery

Dhe për fund po paraqes df Gallery , një tjetër galeri në Flash – mënyrën e paraqitjes së webit që mundohet ti bëj konkurenc gjuhëve tjera koduese.

Ka një dukje karakteristike , me një rezulucion të madh , shumë e përshtatshme pë fotografë dhe dizajner grafik që të paraqesin punimet e tyre dimensione të mëdha.

10-df-gallery

downloaddemo

Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Digg
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Facebook

Artikuj të ngjashëm që mund të ju interesojnë:

Shkruaj email adresën tënde:

Autori:Gëzim Osmani

Unë jam Gëzim Osmani, një i ri i dhënë pas webit dhe dizajnit. Një pjesë të madhe të kohës e kaloj duke lexuar guida dhe mësime të ndryshme që të zgjeroj dijen dhe provojën time në këto fusha. Si administrues në këtë blog, mundohem të shkruaj artikuj duke i ndarë njohuritë e mija me ju. Përpos dizajnit dhe webit në kohën e lirë interesohem të lexoj rreth shkencës dhe gjithashtu pasion kam fotografinë.

4 përgjigje

  1. Mentor Gashi says:

    Shum po mvjen mir per ket permbledhje qe e paske bo tash e mas skam ku sillna per galerit per ndoni projekt :)

  2. egzon says:

    Faleminderit shumë !
    Me pelqyen ;-)

  3. Përshëndetje !
    Mentor dhe Egzon , gëzohem që ju ka pëlqyer.

  4. [...] duke punuar me nje CMS qe e ka publikuar ArtyYt[pike]com . Dhe me pelqen shume. Per me teper kliko ketu qe te zgjedhesh mes dhjetra galerive te ndyrshme shumica flash . R. __________________ The power [...]

Përgjigju

Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të lexuarat

Reklama

    MedicLAB ABCshqip

Përgjigjet

    • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
    • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
    • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
    • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
    • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

Lidhjet

Vegla

Kontrollo PageRank:

Top faqet shqiptare - Tetor

  • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
  • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
  • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
  • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
  • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

Sondazh