June 12, 2009

Top Bulletin Boards

topbulletinboards

Revolucioni i Forumeve, dikur arriti në shkallën më të lartë të zhvillimit të tyre, ku në treg u paraqitën dhjetra software BB që u jepnin njerëzve mundësinë e krijimit të një Tavoline Diskutimesh Online, ku njerëzit do qanin hallet me njëri tjetrin, do zgjidhnin problemet, do të argëtoheshin dhe do të diskutonin për tema të ndryshme.

Edhe pse ditëve të sotme, gjenden edhe shumë software që paraqesin ideja të ndryshme e ndoshta edhe më të mira, nuk po arrijnë ti largojnë forumet nga moda.

Komunitetet sociale &  chatet kanë të mirat e tyre, por në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojnë forumin.

Disa  BB falas e disa të tjerë me pagesë, sot ndodhen të instaluar në mijëra web-faqe.

Pasi që herën e kaluar posotva një artikull rreth Top CMS foto galerive , thash ndoshta mund të ju ndihmoj fillestarëve duke përgatitur një koleksion me Top Bulletin Boards.

phpBB – php bulletin board

phpbb

Që nga krijimi i tij në vitin 2000, phpBB është bërë zgjedhja më e përdorur e forumeve OpenSource.

Ka një strukturë të bukur me një panel administrimi të lehtë, mundësi të mëdha të Stileve(Themes) me plot funksione të mira, por me një të metë të madhe.

Në phpBB instalimi i shtesave(Plugin) bëhet në mënyrë manuale.

Emri: phpBB

Verzioni i tanishëm: 3.0.5 (Olympus)

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

SMF – Simple Machines Forum

smf

SMF është një BB tjetër shumë i përdorur,  është i shkruar në gjuhën e famshme PHP dhe përdor bazën e të dhënave MYSQL.

SMF është gjenerata e re e forumeve e cila zhvillohet nga kodues të cilën punojnë në kohën e tyre të lirë, dhe mundohen që shfrytëzuesve të SMF-së ti dhurojnë mbështetje sa më të mirë.

Emri: SMF

Verzioni i tanishëm: 1.1.9

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

MyBB

mybb

Edhe MyBB ka të veçantat e veta, me një strukturë të tjeshtë me të cilën anëtarët e forumit tuaj do të përshtaten ngase është një BB i lehtë dhe nuk ka diçka të ndëlikuar për të mësuar.

Është e krijuar nga një staf që ka ndryshuar disa herë, dhe jo vetëm kaq, ai ka pasur edhe 2 emra të tjerë para se të emërohej MyBB.

MyBB 1.4 përmban mbi 100.000 rreshta kod (duke mos përfshirë rreshtat e zbrazët dhe komentet)

Emri: MyBB

Verzioni i tanishëm: 1.4.6

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

AEF – Advanced Electron Forum

aef

AEF nuk është BB i vjetër dhe i njohur si disa të tjerë, por është shumë i mirë dhe multi-funksional, me disa veçori që e dallojnë nga BB-të tjerë.

Për herë të parë për AEF dëgjova, një herë po përdorja MKportal, një verizon i të cilit ishte i integruar së bashku me AEF.

Ka panel administrimi të thjeshtë, dhe kontrol panel për anëtar të lehtë në përdorim.

Emri: AEF

Verzioni i tanishëm: 1.0.8

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

PunBB

punbb

Qëllimet e PunBB janë ti ofrojë shyrtzuesve një hapsirë diskutimesh(BB), me thjeshtësi krahasuar me të tjerat, me funksione jo aq të mëdha, por me një bonus në vete “shpejtësinë e hapjes së faqeve”.

Edhe kjo është e shkruar në PHP dhe si bazë e të dhënave mund të përdoret MySQL , PostgreSQL dhe SQLite.

Emri: PunBB

Verzioni i tanishëm: 1.3.4

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

NovaBoard

novaboard

NovaBoard është software falas për krijimin e një forumi, e gjeta duke kërkuar në google, në shikim të parë mu duk i mirë dhe vendosa të shtoj këtu.

Por për ta vërtetuar e shfrytëzova Demostrimin, dhe me thënë të vërtetën më pëlqeu shumë.

Nuk kishte shumë Stile dhe Shtesa, ndoshta nuk kanë ndonjë mbështetje të mjaftueshme financiare , por me ato pak ju mund të krijoni komunitetin tuaj në mënyrën më të mirë.

Ju rekomandoj këtë edhe për 1 arsye tjetër, është një BB që nuk më ka rënë në sy tek Shqiptarët, kështu që nëse e përdorni  do të jeni ndër të parët Shqiptar që krijoni komunitet me NovaBoard.

Emri: NovaBoard

Verzioni i tanishëm: 1.0.6

Licensa: Falas

Mbështetje: PO

downloaddemo

IPB – Inavsion Power Board

ipb

Tek komunitetet Shqiptare nuk e kam vënë re, por forumet e huaja përdorin IPB shumë, dikur pata lexuar së është i dyti pas vBulletinit sipas numrit të shfrytëzuesve.

Është mjaft i avancuar dhe ka shumë funksione dalluese nga BB që janë falas.

Për këtë nuk kam edhe shumë info. sepse nuk e kam përdorur kurrë, përpos se njëherë e pata instaluar vetëm për testim.

Emri: IPB

Verzioni i tanishëm: 2.3

Licensa: $

Licena standarde : 149.99 $

Licena business : 299.99 $

Mbështetje: PO (normal që fitoni mbështetje pas pagimit të licensës në një shumë edhe jo të vogël)

downloaddemo

vBulletin

vBulletin

Ajka e BB, vBulletin software më i avancuar në këtë drejtim ju ofron juve shërbime të mëdha, menaxhim të lehtë me funksione që ju ndihmojnë të përshtatni komunitetin tuaj ashtu si është më së miri.

Me mbështetje të madhe, me stile e shtesa të shumta që ofrohen falas për paguesit e licensave.

Ajo që e bën të përdorshëm është numri i madh i stileve(Themes) të cilat mund ti shkarkoni në shumë web faqe falas, apo edhe ti bleni në dyqanet online.

Mundësi të mira janë edhe të krijimit të Stileve nga vetë ana juaj, këtëe mundëson paneli i avancuar i administrimit.

Është më i përdoruri nga Shqiptarët, por e keqe është se një përqindje fare e vogël paguajnë për licensën e këtij BB të fuqishëm.

Emri: vBulletin

Verzioni i tanishëm: 3.8.3

Licensa: $

Licensa Owned : 180.00 $ (përfshin përditësimet)

Licensa Leased : 100.00 $

Mbështetje: Po (email,forum,via phone)

downloaddemo

BurningBoard

burningboard

Kurrë nuk e kam përdorur, por me atë çmim që vjen licensa besoj që për diçka ia vlen.

Në pamje të parë demostrimi duket shumë mirë, e kam parë më moti në disa faqe shqiptare.

Edhe nga dukja vërehet se ka disa karakteristika të mira, edhe pse BB-jat të gjitha janë të bazuara njëra në tjetrën.

downloaddemo

Emri: Burning Board

Verzioni i tanishëm: 3

Licensa: $

Licensa Proffesional : 269.99 $

Licensa Standart : 139.99 $

Licensa Basic : 69.99 $

Mbështetje: Po

Për fund ju uroj të keni gjetur BB të duhur që i përshtatet kërkesave tuaja dhe të filloni komunitetin tuaj online.

E vetmja kërkesë e imja është të mos përdorni softwaret me pagesë pa licensë, unë ju këshilloj që të përdorni një nga ata falas sesa një vBulletin nulled.

Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Digg
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Facebook

Artikuj të ngjashëm që mund të ju interesojnë:

Shkruaj email adresën tënde:

Autori:Gëzim Osmani

Unë jam Gëzim Osmani, një i ri i dhënë pas webit dhe dizajnit. Një pjesë të madhe të kohës e kaloj duke lexuar guida dhe mësime të ndryshme që të zgjeroj dijen dhe provojën time në këto fusha. Si administrues në këtë blog, mundohem të shkruaj artikuj duke i ndarë njohuritë e mija me ju. Përpos dizajnit dhe webit në kohën e lirë interesohem të lexoj rreth shkencës dhe gjithashtu pasion kam fotografinë.

5 përgjigje

  1. E adhuroj SMF dhe e kam integruar tek forumi i abcshqip qe po planifikoj ta leshoj edhe pak kohe. phpBB i mire dhe elegant por seshte per mua disi sme pershtatet. vBulletin i mire por i shtrenjte dhe mqs nuk dua ta perdori nulled nuk e kam instaluar fare por me ka rene ta perdori ne forume tjera dhe me te vertet e meriton edhe titullin qe e ka.

    Sa i perket artikullit shume mire i permbledhur dhe te pergezoj per kete. Suksese

    Graniti

  2. Përshëndetje Granit !

    Çdo BB ka të veqantën e vet, gjë që po të kombinoheshin duke marrë nga secila diqka , do të dilte diqka vërtet e mrekullueshme, por kjo do të ishte një stërngarkim për Administruesit dhe Përdoruesit e Forumeve…

    Kështu që ka mjaft zgjedhje varësisht prej nevojave të krijuesve të komuniteteve, dhe tematikës që ato forume zhvillojnë.

    Dhe për fund gëzohem që të ka pëlqyer artikulli …

    Gëzimi

  3. cordiasyday says:

    Good evening

    I have bought new desktop PC and was thinking what antivirus app to acquire?
    Thanks!

  4. Agon Cecelia says:

    I think you should use McAffe!.

Përgjigju

Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të lexuarat

Reklama

    MedicLAB ABCshqip

Përgjigjet

    • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
    • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
    • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
    • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
    • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

Lidhjet

Vegla

Kontrollo PageRank:

Top faqet shqiptare - Tetor

  • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
  • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
  • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
  • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
  • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

Sondazh