July 28, 2009

Trinng.com – Don’t Just Search it, Trinng It!

trinng
Të gjithë ne njohim motorrët e kërkimit në internet, të cilët janë njëkohësisht edhe faqet më të mëdha në botë si Google, Yahoo, MSN, Bing e të tjera. Në kohët e fundit është punuar për një motorr kërkimit në gjuhën shqipe i cili quhet trinng!, trinng.com është punuar nga programues shqiptarë dhe qëllimi kryesor i saj është që kërkimet që bëjnë shqiptarët në internet t’i bëjnë në gjuhën shqipe dhe të marrin rezultate vetëm nga faqet shqiptare.

Shumë shqiptarë kërkojnë për informacione te ndryshme në Google apo në Yahoo
disa prej rezultateve për informacione në gjuhën shqipe jo gjithmonë gjehen.
Duke pare këtë mangësi ,kemi vendosur qe te gjithë kërkuesve shqiptarë t’u japim
mundësinë qe te kenë sa më shume mundësi që të marrin rezultate sa më të sakta në
gjuhën shqipe për atë që kërkojnë. Vizioni i këtij projekti është mjaft i qartë: të jetë udhëheqës
i shqiptarëve për te gjetur atë qe kërkojnë. Është e qarte se trinng! do të jetë një plus i madh
për uebmasterët shqiptarë që dëshirojnë të marrin sa më shume vizitore shqiptarë,
pasi që duke vendosur faqen e tyre ne trinng.com ata do të marrin vetëm vizitorë shqiptarë,
që besoj se është edhe qëllimi i tyre, natyrisht në qoftë se përmbajtja e asaj faqe është
në gjuhën shqipe. Pa dyshim se në një kohë shume te shkurter , trinng.com do të shtrijë
përdorimin edhe për vizitorë të huaj , që njëkohësisht është qellim tjetër i këtij projekti.
Për ju mbetet vetëm te vizitoni trinng.com dhe asgjë më tepër …

Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Digg
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Facebook

Most Commented Posts

Shkruaj email adresën tënde:

Autori:Art Ramadani

Unë jam Art Ramadani, ueb dizajner dhe uebmaster i këtij blogu. Puna si uebmaster është vërtetë diçka e lodhshme por edhe tërheqëse, ditën e kaloj duke mbikqyrur faqet dhe duke punuar në studion time Flutura, kam lexuar shumë rreth CSS, XHTML, SEO dhe marketingut, dhe ato që i kam mësuar për disa vite me rradhë dëshiroj t'i ndaj me ju në artikujt që shkruaj në blog.

12 përgjigje

  1. GaNgI says:

    Me te vertete projekt shume i qelluar dhe me prespektive. Te uroj suksese te metutjeshme Xhoen :) .

  2. Granit says:

    Si projekt me duket i goditur/qelluar. Por kam ca pytje; perderisa ju eshte kushtuar shqipetareve dhe eshte punuar nga ta pse te mbaj llogon ne gjuhen angleze (pa u futur tek emri qe sme tregon kurrfar kuptimi por kjo ska ndo rendesi te madhe sepse edhe google apo yahoo nuk kane kuptim si fjale mesa di un) dhe e dyta un tash po dua ta hapi por ma qete error dhe ky sme duket si nje fillim i mbare per nje makine kerkimi.

    Ne fund une ju deshiroj shume suksese ketyre personave dhe shpresoj se do ta perhapin edhe me shume kete kerkues.

    Gjithe te mirat
    Graniti

  3. Mandi says:

    Mua me del faqe bosh dhe asgje nen te!?

  4. AlbEagle says:

    Web faqe e qelluar sidomos qe kane menduar per nje motorr kerkimi ne gjuhen shqipe dhe kjo eshte nje gje e mire perderisa ne shqiptaret jemi perdorues te medhenje te Google apo Yahoo pse te mos e kemi nje shqip.. Andaj vetem perpara suksese :D

  5. sokol says:

    Me ne fund shqipetaret e gjeten zgjidhjen e motorit te kerkimit ne shqip dhe ajo esht http://www.trinng.com e ardhmja esht perpara xhoen suksese

  6. defrimi says:

    shum faqe e mir…

    P.S.ate logon qe e ka vendosur jo ne faqe po qajo nalt qe e kan vendos kta te Artiyt kush e ka bere ate logo a mundesh te na tregosh dhe e-mailin e tij nese mudnesh me ma dergu pasi qe dua ta kontaktoj pak per nje logo..

  7. Xhoen says:

    Pershendetje,
    Faleminderit te gjitheve shpresoj qe ju ka pelqyer me te vertete trinng.com por jemi akoma ne rregullime po punojme akoma per te bere dicka te vecante per shqipetaret.

  8. Xhoen says:

    Derftim kete logo e kam bere un vet personalisht!

  9. defrimi says:

    hehe megjithese faleminderit xhoen e gjeta dizajnerin e kesaj logoje A.B.

  10. rei says:

    me pelqen vertet trinng.com / une mendos se te gjithe webmasterat duhet ta vendosin motorrin e kerkimit te trinng ne faqen e tyre . bravo programuesit

  11. Mendim H. says:

    haha duke marr parasysh se qfar faqe te forta ka ne kosove, dhe ta vendos tring e cila eshte e that.

    haha met vertet um bere per te qesh

    http://trinng.com/kerkimm.php?query=muzika&search=1&button=trinng+IT

  12. ceops says:

    mendoj qe osht ni sen i bonem me qellim tmir po sa ka edhe mundet me pas sukses ajo diskutohet po me gjithato i pergezoj ata qe jon lodh per kto. Nqoftse dojm na shiptart mundemi me reklamu neper faqet tona edhe me mar ma afer zemres mundemi me ngjall vertet ket send. Edhe kisha mi thon atyne qe e kan kriju ket sen qe nuk osht kjo krejt cka kan mujt me bo per trinng munden hala edhe shum me punu me bo per ket projekt.

Përgjigju

Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të lexuarat

Reklama

    MedicLAB ABCshqip

Përgjigjet

    • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
    • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
    • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
    • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
    • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

Lidhjet

Vegla

Kontrollo PageRank:

Top faqet shqiptare - Tetor

  • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
  • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
  • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
  • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
  • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

Sondazh