WordPress në gjuhën shqipe, interesant!
Ka një kohë që edhe ne shqiptarët kemi versionin tonë të WordPress-it në gjuhën shqipe, a s’është mirë dhe pozitive kjo? Por numri i atyre që e kanë vendosur këtë version në faqet e tyre është i vogël. Ndoshta e kanë vështirë të ndahen nga versioni të cilin e kanë përdorur deri më tani, ose kanë vështirësi në instalimin e tij.
Se si instalohet ky version në gjuhën shqipe i WordPress-it do të mësojmë në një artikull tjetër kurse ne këtë do të flasim rreth karakteristikave të këtij versioni.
Pak fjalë për WordPress:
WordPress-i është fjala e fundit në platformat personale semantike të botimit, me kujdes të veçantë në anën estetike, standardet ueb, dhe përdorjen. WordPress-i është falas dhe në të njëjtën kohë nuk ka të paguar.
Më thjesht, WordPress-i është ai që përdorni kur me softuerin e blogut dëshironi të bëni punë e jo të bëni luftë me të.
WordPress-i në gjuhën shqipe nuk dallon shumë nga ai në gjuhën angleze, ky version është përkthyer në gjuhën shqipe standarte dhe është i lehtë e i kuptueshëm. Ajo çka të bien në sy posa ta instalosh këtë version është se thjeshtësia dhe eleganca nuk mungojnë, dhe është pikërisht kjo që i bënë pë vete të gjithë përdoruesit e tij.
Posa të futesh në faqen zyrtare të wordpress-it në gjuhën shqipe, të kënaqet syri kur e sheh aty tek titulli kryesor WordPress – Shqiperia, pastaj aty ke edhe mundësitë për tu njoftuar me zhvillimet më të fundit të këtij versioni në gjuhën shqipe.
Versioni më i fundit i punuar në gjuhën shqipe është WordPress 2.7.2 – alpha, dhe atë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.
Një mësim më praktik se si instalohet WordPress 2.7.2 alpha në gjuhën shqipe ju thamë se do të jua sjellim së shpejti mirëpo edhe këtu mund ta gjeni një udhëzim nga faqja zyrtare e WordPress-it se si instalohet.
Instalim
WordPress-i është i famshëm për instalimin dhe bërjen gati për botim në 5 minuta! Ja se si:
1. Shkarkoni dhe çgjeshni WordPress-in,
2. Krijoni te shërbyesi juaj Web një bazë të dhënash për WordPress-in, të tillë që MySQL të ketë të drejta shkrimi mbi të,
3. Riemërtoni kartelën wp-config-sample.php si wp-config.php
4. Hapeni kartelën wp-config.php me një përpunues tekstesh të thjeshtë dhe plotësoni hollësitë rreth bazës së të dhënave (dhe gjuhës së përdorur nga blogu, po qe e nevojshme).
5. Vendosini kartelat e WordPress-it brenda një vendi që doni te shërbyesi juaj Web :
* Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull http://www.shembull.com/), vendoseni ose shkarkojeni tërë lëndën e dosjes së çngjeshur WordPress (pa vetë dosjen ama, vetëm ç’përmban brenda) te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
* Nëse doni ta vendosni instalimin tuaj të WordPress-it në një nëndosje të site-it tuaj Web (për shembull http//www.shembull.com/llogje/), riemërtoni dosjen wordpress me emrin që keni zgjedhur për nëndosjen dhe vendoseni ose ngarkojeni te shërbyesi juaj Web. Për shembull, po qe se doni që instalimi i WordPress-it të jetë i pranishëm te nëndosja e quajtur “blog”, duhet ta riemërtoni dosjen e quajtur “wordpress” si “blog” dhe ta ngarkoni te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
6. (Sipas dëshirës) Po qe se keni shkarkuar versionin Anglisht të WordPress-it, duhet të kopjoni kartelën e përkthimit sq_SQ.mo (atë që i përgjigjet versionit të WordPress-it që keni instaluar) te nëndosja wp-includes/languages. Mund edhe t’ju duhet ta krijoni këtë dosje nëse nuk ekziston.
7. Niseni programthin e instalimit të WordPress-it duke hapur lidhjen wp-admin/install.php në shfletuesin tuaj të parapëlqyer Web.
* Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull.com/wp-admin/install.php
* Po qe se e keni instaluar WordPress-in te një nëdosje e quajtur blog, të themi, duhet të shkoni këtu: http://www.shembull/blog/wp-admin/install.phpKaq! WordPress-i duhet të jetë tashmë i instaluar.
Instalimi dorazi i WordPress-it në ShqipJa hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit Shqip të WordPress-it.
* Shkarkoni kartelën sq.mo të gjuhës shqipe (shihni WordPress in Your Language për ndihmë se si ta gjeni).
* Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:
define (‘WPLANG’, ”);
* Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th. për Shqipen duhen të shtoni:
define (‘WPLANG’, ’sq_SQ’);
* Pas ta keni shtuar, ruajeni kartelën.
* Te shërbyesi i site-it tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.
* Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.
* Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.
* Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te site-i juaj WordPress. Duhet të shfaqet tani me gjuhën e shtuar rishtazi.
* Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në Anglisht pas instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo.
Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo po qe se nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë Anglishten.












Shum Faleminderit per kete.
Besoj se do ta perdorin shumica e shqiptarve.
edhe 1 her FLM:)
Më vjen mirë Florim qe të ka pëlqyer artikulli. Shpresoj edheune se ky version i WordPress-it në gjuhën shqipe do të përdoret nga krejt shqiptarët.
Graniti
falminderit per kete wordpres
Me vjen mire qe te ka pelqyer artikulli Alfred.
Nje artikull me te vertet me vlere, mendoj se ia vlene ta fusim kete version ne pune sepse me shume eshte ne gjuhen shqipe.
Suksese
A mundet te instalohet si plug in kjo. Pasi qe kam shume artikuj ne WP e tanishem. Dhe nuk dua ti humbas apo ti rishkruaj perseri
Iris ta them te drejten nuk kam ndonje njohuri rreth kesaj qe po interesohesh ti.
Pershendetje bro edhe faleminderit per kete mesim.
I ndjeka te gjith keto hapa siq jan ketu ne wordpressin tim po perseri nuk po me shfaqet gjuha. A duhet qe edhe template te editohet ?
Je i sigurt se e ke ndjekur si duhet edhe kete pjesen:
Instalimi dorazi i WordPress-it në Shqip
Ja hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit Shqip të WordPress-it.
* Shkarkoni kartelën sq.mo të gjuhës shqipe (shihni WordPress in Your Language për ndihmë se si ta gjeni).
* Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:
define (’WPLANG’, ”);
* Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th. për Shqipen duhen të shtoni:
define (’WPLANG’, ’sq_SQ’);
* Pas ta keni shtuar, ruajeni kartelën.
* Te shërbyesi i site-it tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.
* Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.
* Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.
* Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te site-i juaj WordPress. Duhet të shfaqet tani me gjuhën e shtuar rishtazi.
* Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në Anglisht pas instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo.
Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo po qe se nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë Anglishten.
Pse nuk perdori un ket verzion.
Arsye esht e thjesht edhe nese e instaloj ket wordpress, perseri me duhet ta perkthej sepse themet nuk mund te i prkthen verzioni ne fjale. qdo theme ka perkhtim te vetin.
I lumt atyre qe e kan ber ne shqip.
Une po e perdori kete verzion dhe me te vertet po ndahem i kenaqur. Ne ditet e para pata paksa veshtiresi te msohem me termat e rinje ne gjuhen shqipe por me vone u be si me gjuhen angleze.
Faleminderit per kyqje ne teme.
Shumica e temave per wordpress dueht te perkthehen shumica manualisht ndersa ky verzion i wordpressit ndoshta perkthen WP-admin dhe nje pjese shume te vogel te faqes
Ky eshte mendimi im pasi ka kohe qe po mirrem me wordpress\
Me korrigjoni nese jam gabim
Me respekt
Arianit
#Arianit
Ky e perkthen krejt panelin e administrimit dhe eshte nje plus me te vertet i madhe per te gjithe sepse eshte ne gjuhen shqipe dhe eshte nje lehtesi e madhe. Theme normal qe nuk perkthehet ajo duhet te modifikohet nga ju kjo dihet.
Gjithe te mirat
Graniti