Keshilla për faqe lajmesh

Po shkruaj kete artikull pasi po shoh se shume persona qe jane te rinje ne kete fushe, ose qe kane sadopak pervoje, s’eshte me rendesi, jane duke hapur webfaqe lajmesh, pra qe kane karakter informativ. Deri ketu gjicka eshte ne rregull. Por, cka eshte me e keqja shume nga keto webfaqe kopjojne lajme nga faqet tjera te medha, si psh telegrafi, top channel e disa faqe tjera. Kjo sigurisht se nuk eshte menyre e mire, sepse pike se pari thehen rregullat dhe ligjet, pik se dyti nuk ka efekt qe thjesht te kopjosh, asgje nuk po ben, aq me pak qe nuk e cek autorin, pik se treti ke reputacione me pak, e shume e shume tjera. Ne vend se te kopjoni keni menyre me te mire, thjesht i beni lajmet vet. Ja ku po fillojme me nje “minituto”, qe ndoshta sadopak do ndikoje tek ata qe ia kane mesyer kesaj fushe te webfaqeve, qe thene te drejten jane mjaft te qelluara dhe mund te nxjerrin mjaft fitime:
- Rregulloni faqen pike se pari ne aspektin e “webmastereve”. Kur them “aspektin e webmastereve” nenkuptoj gjeni domain te mire, CMS qe i pershtatet kesaj fushe etj, por kete ua le te e mendoni ju vete, pasi qe artikulli nuk fokusohet aty;
- Mendoni te krijoni nje staff. Eshte e pamundshme te mirembani dhe te postoni lajme vet, e aq me pak te percjellni lajmet ne te gjitha fushat, kurse nese gjeni disa persona qe u ndihmojne, ose nese keni mundesi per te paguar akoma me mire, do jete shume me lehte dhe me mire per ju.
- Artikujt asesi mos i kopjoni. E ceka ne fillim qe nese ju kopjoni artikuj, nuk keni perfitim asgje nga kjo, aq me teper qe keni humbje. Per lajme nderkombetare keni webfaqe te huaja sa te doni, kurse per lajme vendore merrni nga faqet shqiptare, por mos kopjoni, riperpunojini lajmet, fundja nuk kerkojne shume aftesi;
- Mos humbni vullnetin. Ne rast se po shihni se ne nje periudhe kohore faqja nuk ka sukses, mos humbni vullnetin, por punoni akoma me me shume zell e vrull se sa qe keni humbur me perpara;
- Mos e ngarkoni faqen me shume lajme, pasi qe vizitoret nuk kerkojne shume lajme, kerkojne pak lajme, vetem sa per te pare se cka po ndodh me boten;
- Mos postoni cdo lajm qe hasni. Thjesht perzgjedhini lajmet qe jane me interesante, me kryesore dhe qe u interesojne me shume vizitoreve, pasi qe pikerisht te vendosni lajme qe me te vertete nuk kan rendesi, mund te ul numrin e vizitoreve;
- Gjeni titull te pershtatshem per lajme. Kur perktheni ose merrni nje lajm, gjeni ideja qe ta beni titullin sa me interesant dhe terheqes, sepse vizitoret bazohen ne titull, nese u duket interesant, atehere meniher shkojne tek ai lajm i pari. Sa me shume tituj interesant, aq me shume vizita per ju;
- Mos perktheni apo pershtatni artikullin fije e per pe. Nuk eshte nevoja qe te beni nje lajm komplet ashtu sic eshte. Madje lajmi me i shkurter eshte me i kapshem dhe me i lehte per vizitoret, gjithashtu i mban ata me gjate ne faqen tende se sa nje lajm qe “s’ka fund”;
- Dhe per fund ofroni sa me shume sherbime per vizitore. Ne kete menyre ato i terheqin shume ata, dhe e bejne webfaqen shume interesante dhe me te kapshme nga vizitoret..
Pra rrespektoni pikat e mesiperme, dhe nuk do ju mungoj suksesi. Pastaj vijne bizneset qe do dojne te reklamojne tek ju, pastaj numri i madh i vizitorve qe do klikojne ne ads, e fitime tjera qe mund te i llogaritni vet. Thjesht mos kopjoni dhe gjithcka do shkoje sic eshte me se miri.











[...] [...]