SEO Tools që ju nevojiten gjithmonë

SEO është proces goxha kompleks dhe që vazhdon gjithmonë. Ju duhet të analizoni plotë gjëra duke përfshirë “fjalët kyqe (keywords)” për të cilat personat kërkojne, për densitetin e tyre në faqet tuaja, tek sa faqe keni “backlink”, sa janë linqet e popullarizuara etj. Duke i bere keto të gjitha vet manualisht mund të shkaktojnë “dhimbje të medha të kokës”.
Me këtë në mendje, pavarësisht se jeni një profesionist i SEO-s apo një fillestar në këtë “shkencë”, këto mjete do të jau lehtësojnë jetën jashtëzakonisht shumë.
Kërkimi për fjalë kyqe
Kur personat fillojn të ndërtoj/krijojn një uebfaqe ata gjithashtu mendojn edhe për fjalët kyqe që personat e tjerë do ti përdorin për ta gjetur faqen e tyre. Për fjalët kyqe themelore kjo mund të funksionoj por ekzistojn edhe shumë fjale kyqe të tjera të pashfrytëzuara për të cilat ju mund të jeni në dijeni për to. Të gjesh sa më shumë fjalë kyqe të pashfrytëzuara është mirë në këtë rast. Mjetet e mëposhtme përdorni që ti kryejn të gjitha këto punë.
Google Search Based Keyword Tool

Ky mjet nga Google jep të dhëna apo thënë më mirë ide dhe sygjerime për fjalët kyqe, bazuar mbi të dhënat e kërkimit të Google. Ky mjet dallon nga mjeti i Google Adwords dhe nuk jep vetëm të dhënat lidhur me këtë sistem por jep të dhëna më të zgjeruara
WordTracker

Një “tool” i shkëlqyer me pages, që ju mundëson të gjeni fjalët kyqe që rastësisht mund të ju ken ikur. Ky tool gjithashtu jep vlersimet e përafërta të fjalëve kyqe me faqen.
SEOBook Keyword Suggestions

Ky mjet shërben për analzimin e fjalëve kyqe të ndryshme me motora kërkimi të ndryshme.
Microsoft’s Keyword Forecast

Ky instrument shërben për parashikimin e volumit të kërkimit të fjalëve kyqe që shtypni ju. Është një mjet jashtzakonisht i dobishëm nqs keni në mendje të filloni një kampanjë rreth SEO. Gjithashtu paraqet të dhëna demografike nga persona të cilët dëshirojn të përfitojn nga nga kjo.
Trellian’s Keyword Discovery

Një mjet tjeter kërkimi i popullarizuar me pagesë i mundshëm për të gjithë ata që dëshirojn ti provojn të rejat e tij. Vetëm shtypni fjalë tuaj kyqe që e dëshironi dhe shikoni një list të tërë të fjalëve kyqe.
Dendësia e Fjalëve Kyqe
Numri se sa herë përmendet një fjalë kyqe ne tekst ka rëndësi të veqantë. Në rast se ajo fjalë përdoret shumë pak atëherë nuk do të merret parasysh fare mirpo edhe nqs përdoret jashtzakonisht shumë mund të shkaktoj penalizim tek Google. Prandaj përqindja më e mirë e densitetit të një fjale kyqe në faqen tuaj do të ishte nga 2 – %.
SEOBook Keyword Density Analyzer

Vetëm shtypeni faqen dhe lejeni këtë mjet ta bëjë tërë punën. Kjo faqe do ta analizoj tërë faqen tuaj dhe do të ju shfaq të gjitha të dhënat e duhura.
iWebTool Keyword Density Checker

Një tool tjetër i cili ju jep statistika të thjeshtuara mbi densitetin e fjalëve kyqe në faqen tuaj. Nqs preferoni thjeshtësinë atëher kjo është ajo qka po kërkoni mbi statistikat e fjalëve kyqe dhe densitetin e tyre në faqen tuaj.
Webconfs Keyword Cloud

Webconfs tool jep në form të thjeshtuar statistika mbi densitetin e fjalëve kyqe në faqen tuaj.
Makinat e Kërkimit dhe PR Kontrolluesit
Link Vendor’s Page Rank Checker

Ky mjet ju mundëson juve të kontrolloni rangun e faqes tuaj në Google.
PageRank Tool

Përdoreni këtë tool dhe gjejeni atë qka ju nevojitet mbi rankun e faqes tuaj në Google.
Self SEO Rank Checker

Përmes këtij tool-si ju mund të kontrollin rankun e faqes tuaj në Alexa si dhe të gjeni edhe shumë të dhëna tjera që shihen në foto.
Popullariteti i Linkut
Pjesa më e madhe e SEO-s linkohet. Numri i Backlinks që merr është një përafrim i asaj se sa mirë po shkon faqja juaj dhe e bën këtë statistikë një faktor të rëndësishëm. Duke përdorur këtë opsion, ju mund të gjeni kush linkon në ju, cila faqe po linkohet më shumë, e shumë e shumë gjëra tjera.
WebMaster Toolkit Link Popularity Checker

Vetëm vendosni adresën e faqes suaj dhe do të ju tregoj se sa faqe nga makinat e famshme të kerkimit linkojn në makinat përkatëse.
SEOCentro Link Popularity Check Tool

Tregon se sa linqe vijnë tek ju, dhe i ndan makinat e kërkimit në mënyrë individuale. Poashtu ka edhe një renditje të mirë të tabelave të sajteve, me numra të ndryshëm të referimeve për faqen tuaj.
LinkVendor’s Link Popularity Tool

Një opcion i mrekullueshëm që tregon informacione me bollek, se sa faqe linkojnë tek ju, sa linkkback individuale merrni, Pagerank, Alexa etj.
Site Analytics
Mbikqyrja e vizitave, shikimit të faqes(pageviews), dhe përqendrimi i vizitorëve në faqen tuaj janë tepër të rëndësishme pasi të përfundosh planin e SEO-s, që të sigurohesh se plani yt po shkon mirë. Përdorni këto mundësi për të parë statistikat e faqes.
Google Analytics

Google Analystics jep informata të shkëlqyeshme për faqen tuaj. Mund ta përdorni për cilat faqe ju linkojnë më shumë, sa kohë hargjojnë njerëzit në faqen tuaj, përqindjet e vizitorve e shumë të tjera.
Compete

Sikur Google Analystics, Compete poashtu tregon nëe mënyrë shumë të kënaqshme mënyren se si po shkon faqja juaj. Si një tipar argëtues, ju lejon të krahasoni deri në 5 faqe të ndryshme
Mint

Nëse nuk vrisni mendjen për një shërbim me pagesë, Mint është gjeniale për ju. Tregon infot në mënyrë shumë të bukur.
Konkluzion
Shpresoj se kjo listë të përmirësojë renditjen e faqes suaj në makinat e kërkimit. Pasi interneti po bëhet një vend i madh, jam i sigurt se kam humbur edhe shumë gjëra tjera mbi SEO. Na tregoni keto fshehtesi ne komente. Faleminderit qe lexuat
p.s Ky artikull është marrë nga net.tutsplus.com dhe përkthyer nga unë. Për cdo gabim eventual apo ngatërrim mos hezitoni të flisni.










