November 28, 2009

Krijo forma funksionale, falas!

forma
Keni tentuar të krijoni forma kontakti, formë aplikmi për vend pune, ftesë për ndonjë peticion apo forma të tjera, nuk keni mundur ngase nuk dini t’i krijoni vetë pasiqë nuk jeni programues? Sot egzistojnë shumë faqe që ofrojnë shërbime falas për krijimin e tyre, nuk ju duhet që të jeni programues thjesht ju duhet një regjistrim dhe verifikim i llogarisë suaj.  Në këtë artikull do t’i përmbledh disa faqe që ofrojnë shërbime të këtij lloji disa nga të cilat i përdor edhe unë. Këto faqe ofrojnë edhe shërbime shtesë me oferta mahnitëse me pagesë.

Wufoo

Wufoo është platforma më e përhapur për krijimin e formave falas, kjo faqe ofron mundësinë falas dhe për më shumë mundësi krijimi dhe për një shfrytëzim më të madh është edhe mundësia e pagesës. WuFoo është e njohur për format me dizajn të bukur dhe me mundësi zgjedhje për dizajnin e formës, mund të krijoni edhe ju vetë një dizajn për formën tuaj. E gjithë e mira e kësaj faqeje është se mund të informoheni çdo minut për statistikat e formave tuaja, me postë elektronike apo me RSS, gjithashtu mund të ruani deri në 3 forma të krijuara, sepse për të  ruajtur më shumë duhet të paguani për të pasur çasje të plotë.

FormSpring

Një tjetër mundësi e mirë për të krijuar forma të mira është edhe FormSpring, me FormSpring ju në disa minuta mund të krijoni një formë kontakti, formë për koment apo forma të tjera fare thjeshtë.

pForm

Me pForm ju keni mundësi të krijoni formë funksionale pa pasur dituri në programim, me pForm me disa klikime dhe me mundësi WYSIWYG, është shumë e thjeshtë me dy hapa e krijoni formën tuaj, mund ta shkarkoni ose ta shikoni drejtpërdrejtë se si funksionon.

Jotform

Edhe Jotform është një faqe për krijimin e formave të ndryshme, ofron disa mundësi më shumë e disa më pak se të tjerat që i cekëm deri tani, mund t’i ruani format dhe ti ndani ato përmes postës elektronike, e në qoftëse nuk dini si të krijoni një formë me Jotform, ajo ka video të shumta që ju mësojnë të krijoni format që dëshironi.

VisitorContact

VisitorContact është ndoshta mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të krijuar një formë funksionale, ju duhen vetëm disa minuta kohë që të krijoni një formë që dëshironi dhe  pasi ta keni krujuar do ta merrni një kod për ta shfaqur formën në faqen tuaj.

Shtoje te:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Digg
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Facebook

Most Commented Posts

Shkruaj email adresën tënde:

Autori:Art Ramadani

Unë jam Art Ramadani, ueb dizajner dhe uebmaster i këtij blogu. Puna si uebmaster është vërtetë diçka e lodhshme por edhe tërheqëse, ditën e kaloj duke mbikqyrur faqet dhe duke punuar në studion time Flutura, kam lexuar shumë rreth CSS, XHTML, SEO dhe marketingut, dhe ato që i kam mësuar për disa vite me rradhë dëshiroj t'i ndaj me ju në artikujt që shkruaj në blog.

Një përgjigje

  1. Besart says:

    zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du me rregullu ni guestbook per vizitor,po spo du me shum opcione,ni tthjesht sa me jep comentin per web.
    A kishe mujt mem ndihmu naj form??
    Nese po lajmrom ne cyberzoneb@gmail.com,nese jo ska problem.
    Flm per mirkuptim.

Përgjigju

Etiketat që lejohen: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Më të lexuarat

Reklama

    MedicLAB ABCshqip

Përgjigjet

    • Besart: zotni e kom ni pytje nese ki munsi mem nimu,po du ...
    • Rinor: Përshëndetje Gëzim, keni bërë një zgjedhje të përs...
    • Gëzim Osmani: Pershendetje, Shume thjeshte : Zgjedhim disa faqe ...
    • Linuxoid: Pershendetje ! Desha te di ku bazoheni qe beni ...
    • X-MasTeR: Suksese ma bej edhe mu nje banner per IT-Reso...

Lidhjet

Vegla

Kontrollo PageRank:

Top faqet shqiptare - Tetor

  • Dizajni më i mirë: - www.telegrafi.com
  • Përmbajtja më e mirë: - www.portashqipe.com
  • Më e mira për teknologji: - www.pcworld.al
  • Forumi më i mirë: - www.zeriyt.com
  • Blogu më i mirë: - www.eklipsi.com

Sondazh