Vera 2009 – Spotet turistike
Ah ky moti ? Dita ditës seç po ndryshon , por këto temperaturat e larta vështirë se do largohen.
Të krijojnë dëshirën të lësh punën apo shkollën e me vrap të hidhesh në det, të harrosh gjithçka në ato bukuri natyrore.
Po ku të shkosh vallë? Në Miami ? Në Majorka ? Apo në ndonjë plazh tërheqës të Turqisë që e shef çdo ditë në TV ?
Nuk ke nevojë të mendosh aq larg , pushime të bukura mund të kalosh në tokën shqiptare në qytetet e lashta të Europës.
Ahhh kjo kriza globale…!! Nuk ke nevojë të mërzitesh për të , se këta analistët ekonomikë po thonë se turizmi është nga të paktat fusha që nuk i ka prekur kjo e famshmja krizë.
Kështu që mos qaj hallin se nuk do harxhosh më shume se viteve të kaluara ,pra mund të kalosh 7-10 ditë të mrekullueshme me çmimet e vjetra (ndoshta me pak ndryshime).


