Vendos PageNavigation në blogun tënd

PageNavigation është një element shum me rëndësi në blogun tënd. Vizitorët të cilët dëshirojnë të shikojnë ndonjë artikull që ti e ke shkruar më herët dhe artikulli tani më renditet shumë mbrapa në arkivën e blogut tënd, atëherë vizitori do ta ketë të vështirë ta gjejë artikullin duke kërkuar nga artikujt më të ri tek më të vjetrit. Pagenavigation i mundëson vizitorit të shkojë në secilën faqe të indeksuar në faqen home page që dëshiron. Gjithashtu Pagenavigation është një faktor që luan rol ne SEO sepse google crawlers e kanë më të lehtë të gjejnë dhe lidhin faqet e blogut tënd.
Të rejat në WordPress 2.8.3!

Para disa javësh u lansua versioni më i ri i blog platformës WordPress 2.8.3. Nëse keni një blog ju tanimë e keni vërejtur lajmërimin që shfaqet lart në panel të administrimit. Versioni WordPress 2.8 ka sjellur shumë ndryshime të nevojshme, por me këto ndryshime solli edhe disa defekte të vogla që shumë shpejtë u rregulluan. Pra nëse nuk e keni përditësuar WordPressin, tani sigurohuni që keni versionin 2.8.3.
Instalo WordPress në Gjuhën Shqipe

Duke parë numrin e madhë të të interesuarve për të instaluar wordpress-in në gjuhën shqipe atëher vendosëm të shkruanim edhe një tutorial se si instalohet wordpress në gjuhën shqipe. Në artikullin e mëhershëm kemi folur për veqoritë e këtij wordpress-i kurse tash po shkruajm edhe në hapa më të gjërë si bëhet instalimi i këtij versioni.
(more…)
5 Plugins për të përdorur WordPress si një CMS
Duke marrë parasysh popullaritetin dhe përdorimin e madh të WordPress si një platformë blogimi, kjo na bën të kuptojmë që WordPress po i tërhjek njerëzit që sa më shumë ta testojnë atë përtej limiteve. Unë gjatë shfletimit në internet kam parë WordPress-in si site shitjesh elektronike, tabelë postimesh, galeri fotosh, etj. Lista mbushet plot e përplot nëse i mëson fuqitë dhe potencialin e WordPress, atëherë nuk do të ketë asnjë limit për ty.
Një mundësi shumë e popullarizuar është përdorimi i WordPress si CMS (Content Management System). CMS është një vegël që përdoret për modifikimin e përmbajtjes në uebsajtin tënd. Në këto çaste ju jeni duke e pyetur veten, “A nuk është një BLOG gjithashtu edhe CMS?” dhe keni të drejtë. Sido që të jetë, këto dy vegla kanë ndryshime të mëdha ndërmjet vehtes. Më poshtë do të gjeni një listë me plugins që do të transformojnë WordPress-in në një CMS me potencial të madh.
Flutter
Flutter është një plugin që ju lejon të krijoni dhe menagjoni panele shkrimi të zakonshme. Një prej dallimeve të mëdhaja ndërmjet një blogu dhe një CMS-je është kontrolli më i madh i llojeve të përmbajtjës. Në fillim (pa ndërhyrje në sistem), WordPress-i përkrahë Postet dhe Faqet. Me Flutter, ju mund të editoni si të fusni shënime, pra jo vetëm Poste dhe Faqe por edhe Downloadime, Ngjarje, Citime. Do të vazhdoja më shumë me fjalë të ua spjegoja por do të ishte më mirë sikur ta shikoni videon në vazhdim.
Kode për një WordPress më të bukur!

Kam përmbledhur disa kode interesante dhe shumë të dobishme për WordPress, përmbledha disa nga kodet që mendoj se ju duhen më shumë. Natyrisht që këto kode nuk i kam bërë vetm janë disa kode të huazuara nga WpRecipes dhe të modifikuara, për t’i futur kodet në funksion duhet të hapni atë fytyrë për WordPress që jeni duke e përdorur dhe të fusni kodet aty.
(more…)



