Transparenca e imazheve PNG
Një nga problemet kryesore me të cilën përballen ueb dizajnerët e ditëve të sotme është edhe ky, transparenca apo tejdukshmëria e imazheve PNG. Shfletuesit më modern e mundësojnë që imazhet PNG të shfaqen me kualitetin që janë në të vërtetë, fatkeqësisht Internet Explorer versioni 5.5 dhe 6 kanë problem me këtë gjë, këto dy verzione nuk e kanë implementuar funksionimin e Alpha Channel, alpha channel mundëson transparencën e plotë të një imazhi e në IE5.5 dhe IE6 në vend se imazhi të jetë transparent ai shfaqet me një sfond ngjyrë të kaltër. Dikush nuk i kushton fort rëndësi këtij problemi, por unë ju këshilloj që t’a rregulloni edhe këtë problem sepse shumë përdorues interneti sot përdorin Internet Explorer 6 duke qenë se ai është shfletuesi zyrtar i Microsoft dhe vjen me instalimin e Windows XP.
Unë këtu do ti paraqes disa zgjidhje për ju, janë disa mundësi që mund ti provoni dhe ndoshta do ta zgjidhin problemin tuaj.
Krijoni fytyrë për WordPress | Pj.3

Pjesa e tretë e temës Krijoni fytyrë për WordPress do të ketë shumë informacion dhe kode për pjesën kryesore, pikat kryesore të pjesës do të jenë krijimi i dokumentit index.php, kategorive dhe faqeve.
Krijoni fytyrë për WordPress | Pj.2
Lexo lajmin e plotë » 
Në pjesën e dytë të postit Krijoni fytyrë për WordPress, do të punoni në fund të faqes, anën e djathtë dhe në dokumentin kryesor index.
Krijoni fytyrë për WordPress | Pj.1

Në pjesën e parë të mësimit se si të krijosh një fytyrë apo theme në WordPress do të filloni hapat e parë në krijimin e fytyrës tuaj për WordPress. Lexo lajmin e plotë »
OpenSource?!

Të gjithë ne në ditët e sotme kemi dëgjuar termin OpenSource. Termi OpenSource së pari u përdor në vitin 1998 pasi Netscape vendosi që të publikoj kodin burimor të browserit me famë Navigator. Ky lajm i ngacmoi një grup të vogël programerësh të cilët kanë qenë për një kohë të gjatë përkrahës së ideologjisë që formalisht ta krijojnë Iniciativën OpenSource (OSI) dhe Definicionin OpenSource.
Lexo lajmin e plotë »



