Fotot e vjedhura
Ndonjëherë bëheni nervoz sepse dikush ju ka kopjuar ndonjë foto apo dizajn, por nuk jeni të sigurtë, TinyEYE është një makinë kërkimi për imazhet e ngjashme. Për të verifikuar këtë merrni një ikonë që mendoni se e keni parë në ngjyra dhe verzione të ndryshme dhe ngarkojeni në TinyEYE, ai do të gjejë fotot e ngjashme, por mos u ngutni, kjo makinë e kërkimit mund edhe të gabojë, sepse mund të jetë vetëm ngjashmëri dhe jo kopjim i fotos.
Captify
Lexo lajmin e plotë » 
Captify është një mundësi më tepër për ti shfaqur imazhet më bukur dhe në mënyrë interaktive, kjo bëhet duke përdorur jQuery një librari e re nga JavaScript e cila përmban efekte dhe shtesa të reja, të përdorura nga kompanitë më gjigande botërore.
Duhet ta keni parasysh se Captify funksionon vetëm në shfletuesit Firefox, Safari, Chrome dhe në verzionet e reja të Internet Explorer.
Faqen e autorit dhe të demonstrimit mund ta gjeni këtu.
Këndet sferike
Për ti avancuar edhe më tepër faqet e sotme është punuar shumë për krijimin e mundësive shtesë dhe është krijuar CSS3. CSS3 është ende i pa-përfunduar dhe sapo kanë filluar të zbatohen idetë e dhëna nga dizajnerët e mbarë botës, CSS3 pasiqë është model i ri i dizejnimit dhe është i papërfunduar nuk punon në shumë shfletues, nuk funksionon në disa shfletues të vjetër siç është Internet Explorer 6. Lexo lajmin e plotë »


