Domain Tricks

Në këtë artikull të shkurtër do të prezentojmë 2 web faqe, që na ndihmojnë shumë gjatë punës rreth web-it, e sidomos për tregun e domenëve.
Janë 2 shërbime (web-faqe) online, që ju mundësojnë kërkimin e domenëve, që ju të shihni se cilët janë të lirë për regjistrim dhe cilët jo.
Por ajo që është më e mira, në to ofrohet edhe shërbimi domain-hack, ku juve mund të shihni se si përshtatet emri i domenit tuaj me një nga prapashtesat egzistuese(.com,.net etj) në internet.
Këshilla për “about page”

Shumë prej nesh kanë web faqe personale ose kompani që i udhëheqin vetë apo kanë një staf disa anëtarësh.
Ne gjithmonë mundohemi të rregullojmë faqen kryesore, por faqen njoftuese rreth vetës tonë e lëmë pas dore, shpresoj që kjo të ndryshojë dhe të krijojmë gjithmonë një të tillë, por diqka unike dhe jo vetëm një tekst i thjeshtë.
Kur vie puna tek “About Page” na duhet të dalim pak nga kornizat e web faqes sonë, të bëjmë diqka ndryshe nga stili i faqes sonë dhe të mos lihet anash kreativiteti.
Sa nevojitet një fjalor shqip i uebmasterëve?
Ne uebmasterët çdo ditë gjatë punës tonë, përdorim fjalë të huaja për çdo gjë, për të qartësuar gjërat ndoshta do të ishte më mirë që çdo fjalë ta kemi në shqip, jo ta përkthejmë fjalë për fjalë por t’ia përshtatim ndonjë fjalë me kuptim të ngjashëm. Për shkruajtjen e këtij artikulli mora nismën nga kjo temë që është diskutuar shumë në forumin e Zëri Yt, do të kisha dëshirë që të dëgjoja mendimet e secilit se çfarë duhet të bëjmë që ta hudhim hapin e parë drejt kësaj nisme, Unë mendoj për krijimin e një fjalori dhe të jepen fjalët më të përshtatshme për secilën fjalë që e përdorim në gjuhën angleze, pastaj nga secila fjalë të zgjidhej fjala më e duhur dhe më e kapshme. Ndoshta do të ishte mirë edhe me lidhjen e disa fjalëve të krijonim fjalë të reja, siç kanë bërë dikur gjuhëtarët tanë.
Artikulli i 50, dhurata për lexuesit!

Në 49 artikujt e mëparshëm kemi shkruajtur mësime dhe këshilla për uebmasterë, kemi postuar gjëra të nevojshme për një dizajner grafik, dhe kemi prekur tema aktuale që uebmasterët shqiptarë hasin çdo ditë, ndërsa ky është artikulli i 50 i blogut, dhe me këtë rast, ne kryesia i ArtiYt kemi vendosur një dhuratë sado të vogël për ju, një shabllon/theme/template (quajeni si të doni, me rëndësi materiali e jo emri). Ky shabllon është punuar nga ne, ka dhe dokumentin ndihmës në të por që është në gjuhën angleze (për të shikuar dhe shkarkuar shabllonin, lexojeni artikullin e plotë).Gjithashtu me këtë rast kemi vendosur që vizitorëve të ArtiYt t’ua punojmë nga një baner 125×125. Kërkesën duhet ta bëni përmes komenteve, ju lutemi që vetëm një herë të kërkoni, ta sqaroni mirë se si e dëshironi banerin dhe të keni durim deri sa ta punojmë ne për ju. Ky post jubilar na bën të ndjehemi krenar që gjatë këtyre muajëve jetë blogu ka pasur një sukses të madh.
Sinqerisht,
kryesia e ArtiYt.
Të rejat në WordPress 2.8.3!

Para disa javësh u lansua versioni më i ri i blog platformës WordPress 2.8.3. Nëse keni një blog ju tanimë e keni vërejtur lajmërimin që shfaqet lart në panel të administrimit. Versioni WordPress 2.8 ka sjellur shumë ndryshime të nevojshme, por me këto ndryshime solli edhe disa defekte të vogla që shumë shpejtë u rregulluan. Pra nëse nuk e keni përditësuar WordPressin, tani sigurohuni që keni versionin 2.8.3.


