Këshilla web faqesh për fillestar

Nëse jeni duke menduar për krijimin e web faqeve të reja, ose më konkretisht një web dizajnim juve ju nevojitet të bëni disa kërkime para se të merrni hapa definitiv.
Nuke keni nevojë të nguteni dhe të krijoni shabllon për një web faqe e cila kur të lansohet të duket e shëmtuar dhe e pavlefshme.Ky artikull do të ju ndihmojë në për bazat e fillimit të zhvillimit të një web faqje të re.
Përfitimi nga shitjet në internet dhe dyqanet Envato
Çdo herë e më shumë po shoh se numri i dizajnerëve dhe programuesëve shqiptarë po rritet, ka disa që janë shumë të zotë dhe ka disa të tjerë që kanë pasur mundësinë të hapin një studio të vogël për ndërtim të ueb faqeve, po të tjerë nuk kanë mundësi dhe nuk po gjejnë klient që ta shesin produktin e tyre. Deri më tani shumë pak shqiptarë e dinë se çfarë janë “dyqanet” e produkteve të internetit, e më saktësisht Dyqanet e Envatos. Mos gjetja e klientëve nuk është më një problem, tashmë ju mund të punoni dhe të nxjerrni fitim nga produkti juaj që do mund të shitet me qindra herë, dyqanet e Envatos janë ThemeForest,Graphic River, AudioJungle, VideoHive dhe Flashden, pra në këtë artikull ju do të njiheni më shumë për dyqanet online dhe përfitimi nga to. Lexo lajmin e plotë »
Top Faqet Shqiptare – Gusht
Duke filluar nga sot, blogu ArtiYt për çdo muaj do të ju paraqes Top 5 faqe Shqiptare, duke ju prezentuar faqen më të mirë shqip në disa kategori.
Bëhet fjalë për një përmbledhje faqesh më të mira Shqip në kategoritë si :
faqja e dizajnuar më mirë, faqja që ka përmbajtjen më të mirë, faqja më e mirë për teknologji, forumi më i mirë dhe blogu më i mirë.
5 Plugins për të përdorur WordPress si një CMS
Duke marrë parasysh popullaritetin dhe përdorimin e madh të WordPress si një platformë blogimi, kjo na bën të kuptojmë që WordPress po i tërhjek njerëzit që sa më shumë ta testojnë atë përtej limiteve. Unë gjatë shfletimit në internet kam parë WordPress-in si site shitjesh elektronike, tabelë postimesh, galeri fotosh, etj. Lista mbushet plot e përplot nëse i mëson fuqitë dhe potencialin e WordPress, atëherë nuk do të ketë asnjë limit për ty.
Një mundësi shumë e popullarizuar është përdorimi i WordPress si CMS (Content Management System). CMS është një vegël që përdoret për modifikimin e përmbajtjes në uebsajtin tënd. Në këto çaste ju jeni duke e pyetur veten, “A nuk është një BLOG gjithashtu edhe CMS?” dhe keni të drejtë. Sido që të jetë, këto dy vegla kanë ndryshime të mëdha ndërmjet vehtes. Më poshtë do të gjeni një listë me plugins që do të transformojnë WordPress-in në një CMS me potencial të madh.
Flutter
Flutter është një plugin që ju lejon të krijoni dhe menagjoni panele shkrimi të zakonshme. Një prej dallimeve të mëdhaja ndërmjet një blogu dhe një CMS-je është kontrolli më i madh i llojeve të përmbajtjës. Në fillim (pa ndërhyrje në sistem), WordPress-i përkrahë Postet dhe Faqet. Me Flutter, ju mund të editoni si të fusni shënime, pra jo vetëm Poste dhe Faqe por edhe Downloadime, Ngjarje, Citime. Do të vazhdoja më shumë me fjalë të ua spjegoja por do të ishte më mirë sikur ta shikoni videon në vazhdim.
Portfolio & këshilla për dizajnerë

Ata që kanë aftësi në dizajn grafik, dhe që mendojnë të fillojnë këtë art si biznes ose punë të tyren, duhet të kenë një portfolio ku të shfaqin punët e tyre. Lexo lajmin e plotë »
Si mund të fitoj klient, nëse nuk kam portofolio ngase nuk kam bërë punë deri tani ?
Këtu përgjigjem ashtu si mendoj vetë, gjithmonë filloni të shfaqni vlerat tuaja me punë të vogla, pastaj më të mëdha e kështu me rradhë.
Klientët tuaj të parë duhet të jenë njerëz që ju njohin mirë kanë besim tek ty, dhe ta besojnë punën edhe pse nuk kanë mundësi të shohin shembuj të punës suaj.





