Vera 2009 – Spotet turistike
Ah ky moti ? Dita ditës seç po ndryshon , por këto temperaturat e larta vështirë se do largohen.
Të krijojnë dëshirën të lësh punën apo shkollën e me vrap të hidhesh në det, të harrosh gjithçka në ato bukuri natyrore.
Po ku të shkosh vallë? Në Miami ? Në Majorka ? Apo në ndonjë plazh tërheqës të Turqisë që e shef çdo ditë në TV ?
Nuk ke nevojë të mendosh aq larg , pushime të bukura mund të kalosh në tokën shqiptare në qytetet e lashta të Europës.
Ahhh kjo kriza globale…!! Nuk ke nevojë të mërzitesh për të , se këta analistët ekonomikë po thonë se turizmi është nga të paktat fusha që nuk i ka prekur kjo e famshmja krizë.
Kështu që mos qaj hallin se nuk do harxhosh më shume se viteve të kaluara ,pra mund të kalosh 7-10 ditë të mrekullueshme me çmimet e vjetra (ndoshta me pak ndryshime).
Top 10 – CMS Foto galeritë
Një koleksion prej 10 CMS foto galerive do të mund ta shikoni të detajuar në këtë artikull, keni mundësinë të shikoni ndonjë demonstrim dhe t’i shkarkoni ndonjërën nga këto galeri që ju mendoni se bëjnë për faqen tuaj.
Krijoni karakterin tuaj – Mangatar

Shpesh herë ju rastis të përdorni shërbime online , në të cilat është e mundur të shfaqni avatarin (figurën tuaj simbolizuese). Keni një të tillë që e keni përdorur shumë , doni të bëni një tjetër ? Por i cili do të ketë një të veçantë , do të ju paraqet karakterin e juaj të vizatuar.
Fito duke shkruajtur në ArtiYt
Lexo lajmin e plotë » 
ArtiYt ka hapur një ofertë për të gjithë lexuesit e këtij blogu, oferta do të jetë si një lloj gare ku fituesit do të shpërblehen, mënyrat e shpërblimeve janë të detajuara më poshtë.
Oferta nuk është ndoshta shumë e mirë, por meqë sot nëpër forume shoh se sa është kërkesa e madhe për një domen vendosëm që t’i mundësojmë lexuesëve tanë të përfitojnë edhe ata por edhe ne duke pasuruar faqen tonë me informacione të reja.
Mësohu ta instalosh WordPress-in

Wordpress, një emër të cilin pothuajse shumica e uebmasterëve e kemi dëgjuar. Është një sistem opensource blogimi të cilin shumica e blogerëve tanimë e përdorin. Gjithashtu është i lehtë gjatë instalimit dhe përdorimit, këtë do ta shihni kur ta provoni edhe vetë.



