Transparenca e imazheve PNG
Një nga problemet kryesore me të cilën përballen ueb dizajnerët e ditëve të sotme është edhe ky, transparenca apo tejdukshmëria e imazheve PNG. Shfletuesit më modern e mundësojnë që imazhet PNG të shfaqen me kualitetin që janë në të vërtetë, fatkeqësisht Internet Explorer versioni 5.5 dhe 6 kanë problem me këtë gjë, këto dy verzione nuk e kanë implementuar funksionimin e Alpha Channel, alpha channel mundëson transparencën e plotë të një imazhi e në IE5.5 dhe IE6 në vend se imazhi të jetë transparent ai shfaqet me një sfond ngjyrë të kaltër. Dikush nuk i kushton fort rëndësi këtij problemi, por unë ju këshilloj që t’a rregulloni edhe këtë problem sepse shumë përdorues interneti sot përdorin Internet Explorer 6 duke qenë se ai është shfletuesi zyrtar i Microsoft dhe vjen me instalimin e Windows XP.
Unë këtu do ti paraqes disa zgjidhje për ju, janë disa mundësi që mund ti provoni dhe ndoshta do ta zgjidhin problemin tuaj.
Captify

Captify është një mundësi më tepër për ti shfaqur imazhet më bukur dhe në mënyrë interaktive, kjo bëhet duke përdorur jQuery një librari e re nga JavaScript e cila përmban efekte dhe shtesa të reja, të përdorura nga kompanitë më gjigande botërore.
Duhet ta keni parasysh se Captify funksionon vetëm në shfletuesit Firefox, Safari, Chrome dhe në verzionet e reja të Internet Explorer.
Faqen e autorit dhe të demonstrimit mund ta gjeni këtu.
(more…)



